Shqiptarët e Malit të Zi (1 Korrik 1999)
50 mijë shqiptarët e Malit të Zi do të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së këtij shteti për më tepër liri dhe të drejta demokratike. Këtë kanë deklaruar anëtarët e delegacionit të Unionit Demokratik të shqiptarëve të Malit të Zi në takimin me Kryeministrin Majko. Duhen shfrytëzuar në maksimum tendencat e Qeverisë Malazeze për tu shkëputur nga Federata Jugosllave u shprehen ata. Majko vlerësoi mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi për refugjatët kosovarë. Ai bëri thirrje për unifikimin e faktorit politik të shqiptarëve të Kosovës./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame