Shqiptarët e Maqedonisë kremtojnë Festën e Flamurit
Me paradën e Bandës Frymore nga Filarmonia e Kosovës, filloi maratona e festimeve në qytetin e Tetovës për nder të 28 Nëntorit, për të vazhduar më tej me marshin e lirisë me rastin e vitit të Skënderbeut.
Shoqata ‘Adrion’ sëbashku me korin e grave ‘Teuta’ dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Tetovës sollën një manifestim të larmishëm për qytetarët.
Në këtë manifestim e pranishme ishte edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila u uroi festën e pavarësisë shqiptarëve.
Organizatorja e manifestimit, Lindita Emërllahu theksoi se sëbashku me nxënësit e shkollave kishin për qëllim të sillnin shqiptarët dhe gjendjen e tyre të Shekullit XV.
Ndërkaq, edhe të pranishmit në manifestim uruan të gjithë shqiptarët për këtë 28 Nëntor. Përndryshe, këtë vit shqiptarët festojnë 106-vjetorin e Shqipërisë së pavarur. /Klan Maqedoni/