Shqiptarët e Serie B


Shqiptarët e Serie B

13:56 31/12/2016

Nëse Serie A pushon, në ligat e ulëta në Itali luhet edhe në ditët e fundit të vitit. Serie B mbylli fazën e parë dhe disa futbollistë të Kombëtares ishin në fushë.

Berat Gjimshtimi ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij në barazimin pa gola të Avellino në fushën e Latina. Një sfidë për mbijetesë, pasi të dy ekipet janë në pozicionet e poshtme të klasifikimit. Mbrojtësi shqiptar pengoi aksionet e kundërshtarëve duke qenë i saktë në ndërhyrjet e tij.

Pisa e Edgar Çanit u mund 1 – 0 nga Benevento, ekip që pretendon të ngjitet në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares luajti si zëvendësues duke patur edhe mundësi shënimi, ndërsa Samir Ujkani pati një pjesë të gabimit në rastin e golit vendosi fatin e takimit.

Një paraqitje me dy anët e medaljes e portierit të ri Entonjo Elezaj. Perugia e tij u mund 2 – 1 nga Salernitana ku 20-vjeçari pati përgjegjësi në golin e parë, por shmangu një humbje më të thellë me pritjet e tij.

Të enjten, Bari i Migjen Bashës barazoi 1 – 1 me Spal.

Tv Klan






Të ngjashme