Shqiptarët fatlum në BE


Shqiptarët fatlum në BE

22:19 09/04/2018

Edhe pse refuzohen në masë të madhe në kërkesat për azil, shqiptarët ia kanë dalë të marrin më shumë se fqinjët pasaporta të shteteve anëtare të BE-së.

Sipas raportit të sapo publikuar nga Eurostat, janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, ku 97% e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Italisë dhe Greqisë dhe 0.8% atë belge.

Në këtë mënyrë, shqiptarët renditen të dytët në botë, pas marokenëve, ndër kombësitë e tjera që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e BE-së në vitin 2016.

Shqiptarët në Itali zënë vendin e parë, edhe në krahasim me shtetet e tjera, pasi ata kanë arritur të marrin 18.3% të të gjithë pasaportave që shteti fqinj ka dhënë për të huajt, ndërsa në vend të dytë ishte Maroku, me 17.5% dhe rumunët me 6.4%.

Ata mbizotërojnë dukshëm edhe në Greqi, ku 86% e pasaportave janë dhënë për shqiptarët, 1.5% për ukrainasit dhe 1.2% për rusët.

Klan Plus






Të ngjashme