Shqiptarët kapen me 26 kg kokainë
Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Bëhet fjalë për një 34-vjeçar dhe një 42-vjeçar, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publike.
Mësohet se ata u kapën me 26 kilogramë kokainë. Dy shqiptarët u ndaluan ndërkohë që po e transportonin drogën me anë të një furgoni.
Ata janë dërguar në burgun Rieti pasi ditën e sotme iu rikonfirmua masa e sigurisë arrest me burg./tvklan.al