Shqiptarët kthejnë Berluskonin në senat


Shqiptarët kthejnë Berluskonin në senat

11:03 08/03/2014 At Zef PllumiShqiptarët janë arsyeja që kryeministri italian Silvio Berluskoni është kthyer në senat, pas përjashtimit të tij më 27 nëntor. Ka qenë pikërisht ceremonia e promovimit në italisht të librit “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit që ka kthyer në ambientet e Senatit, Silvio Berlusconin, pas 5 muajsh. Ish-kryeministri italian është autori i parathënies së botimit në italisht të librit që mban titullin “Il sangue di Abele, vivi per testimoniare”.

Ky rikthim i Kavalierit është pasqyruar gjerësisht në të përditshmet La Republika , Il Giornale, L’Unita si dhe në mediat audiovizive, Rai e Ansa. Në këtë ceremoni promovimit, duke shfrytëzuar kontekstin politik që ai po kalon personalisht dhe Italia në përgjithësi përgjatë 12 muajve të fundit, Berluskoni ka hequr një paralele me përmbajtjen e librit duke u shprehur se: “Komunizmi nuk është vetëm një ideologji, por një sëmundje, është një marrëzi e vërtetë  tentativa për realiziminj në praktikë. Ne kemi patur partinë më të fortë komuniste në Perëndim, e cili donte të merrte pushtetin me një revolucion të armatosur, por që u penguar nga Stalini. Megjithatë, kjo parti nuk ka hequr dorë nga marrja e pushtetit në shkolla, universitete, në gazeta e në drejtësisë”.

Po ashtu, Kavalieri theksoi edhe faktin se “për 30 vjet me rradhë, rrjeti i tij televiziv i ka ndihmuar shqiptarët të shohin përtej botës së tyre, ndërsa të gjithë e flasin italishten dhe është një vend me mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi që e ka surprizuar gjithnjë në aspektin industrial dhe kulturor”.

Ndërsa në fund, teksa ka pranuar çmimin për kontributin e tij në promovimin e veprës së At Zef Pllumit, nga kreu i Komunës së Shëngjinit, Salvator Kaçaj, jo pa ironi Berluskoni tha: “Nuk jam mësuar të nderohem me çmime, por vetëm me dënime gjyqësore!”

Libri është titulluar “Il sangue di Abele, vivi per testimoniare”, për të bërë më mirë të kuptueshme për lexuesin italian, jetën e At Zef Pllumit në burgjet komuniste, duke kujtuar kalvarin e vujatjeve të Abelit nga Kaini, djemtë e Adamit dhe Evës, sipas Dhjatës së Vjetër.

Redi Skenderi/ Tv Klan





Të ngjashme