Shqiptarët nëpër Europë (6 Dhjetor 1998)


Shqiptarët nëpër Europë (6 Dhjetor 1998)

12:08 06/12/1998

Emigracioni punë dhe zhgënjim për mijëra shqiptarë.15 % e popullsisë shqiptare ka emigruar aktualisht jashtë vendit. Vendet fqinje Italia dhe Greqia mbeten destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar. Në Itali janë rreth 100 mijë emigrantë ku vetëm 62 mijë prej tyre janë legalizuar, ndërsa në Greqi nga 400 mijë shqiptarë vetëm 100 mijë janë të legalizuar.

Pas revoltave të vitit 1997, emigracioni klandestin ka marrë përmasa të mëdha. Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka parë investime serioze nga emigrantët e kthyer. Megjithatë shqiptarët pasi kanë pësuar tragjedi të shumta në gomonet nuk rshtin së shpresuari për një jetë më të mirë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme