Shqiptarët nuk i frikësohen më koronavirusit


Shqiptarët nuk i frikësohen më koronavirusit

22:10 16/12/2020

Rrugët e sheshet të mbushura plot, shumica thonë se e kanë kaluar virusin

Këto janë pamjet që të ofron Tirana në këtë mes Dhjetori. Duke u favorizuar edhe nga temperatuarat e larta dhe dielli, qytetarët shijojnë ecjen, qëndrimin në park. Pse jo dhe një lojë domino me miqtë.            

Madje këto grumbullime janë më të mëdha në numër se sa është e përcaktuar me ligj, pasi vendimi i Komitetit Teknik  ndalon tubimet me mbi 10 persona. 

Ndërsa përdorimi i maskës në shumicën e rasteve është më shumë një aksesor, që mbahet për të mos u gjobitur nga policia, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve e mbajnë te mjekra ose lënë hundën jashtë.

Jashtë kamerave qytetarët shprehen se nuk janë të frikësuar, dhe madje thonë se shumica e tyre e kanë kaluar tashmë Covidin.

Klan Plus






Të ngjashme