Shqiptarët përpiqen të kalojnë klandestinë nga shkëmbinjtë francezë për në Angli


Shqiptarët përpiqen të kalojnë klandestinë nga shkëmbinjtë francezë për në Angli

19:29 06/12/2016

Një veprimtari e ngjashme me xhunglën e Calais ka vënë në qendër të vëmendjes disa foto por ndryshimi qëndron se qëllimi i një grupi shqiptarësh të cilët përpiqen për të kaluar nga shkëmbinjtë francezë në Angli, nuk janë luftërat dhe persekutimi por gjendja e mjeruar.

Sipas banorëve të Dieppe, shqiptarët të fshehur në shkëmbinjtë e thepisur francezë, po sjellin fillimin e asaj që mund të shihet si një kamp i ardhshëm emigrantësh.

Rreth 200 km nga Calais, shtrihet Dieppe, një nga portet më të mëdha të biznesit të peshkimit në Francë.

FranceMigrantsCalaisTentTownsMayor-740296

Kryebashkiaku i komunës bregdetare, Sebastien Jumel tha se po përpiqej të bënte më të mirën e tij për t’u kujdesur për emigrantët, por vendimi i tyre është që të shkojnë në Angli sepse është më mirë se në Francë.

“Po, është një numër i konsiderueshëm refugjatësh që kanë ardhur në Dieppe për të kaluar më pas në Angli dhe në jemi të shqetësuar për këtë gjë. E dimë që ka trafikantë mes tyre.”, u shpreh ai për gazetën “Europea”./tvklan.al

 





Të ngjashme