19:55 17/02/2014Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, shqiptarët e Brukselit kanë kërkuar nga institucionet europiane zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.Manifestuesit e quajtën të papranueshme mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtete anëtare të Bashkimit Europian.Protestuesit kërkuan nga zyrtarët e Brukselit të ndërhyjnë për ti dhënë fund diskriminimit që vazhdon t'u bëhet shqipëtarëve që jetojnë në Serbi.Organizuesit e këtij aktiviteti i kanë dërguar një letër përfaqësueses së lartë, Catherine Ashton dhe komisionierit për zgjerimin Shtefan Fyle.