Shqiptarët punojnë në Itali në mënyrë të legalizuar (21 Shtator 1998)
Së shpejti 3000 shqiptarë do të nisen në Itali për të punuar në mënyrë të ligjshme. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Punëve Anastas Angjeli dhe homologu i tij italian Treu dhe që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Pjesa e parë e njerëzve të cilët do të punojnë në mënyrë të ligjshme janë ata të vitit të kaluar të cilët u kthyen me dëshirën e tyre ndërsa pjesa tjetër janë të papunë të cilët kanë regjistruar emrat e tyre pranë ministrisë. Funkisonarët e ministrisë thonë se është hera e parë që nëshkruhet një marrëveshje e tillë ku shqiptarët kalojnë Adriatikun jo më të ndjekur nga policia po të pajisur me vizë dhe dokumente të rregullta. Sistemimi me punë në Itali për shqiptarët do të kryhet sipas kërkesave të punëdhënësve italianë. Angjeli ka mbetur tepër i kënaqur nga kjo marrëveshje dhe është shprehur se është vetëm fillimi.
Pamje nga Ministria e Punës./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj