Shqiptarët që përfitojnë kurimin falas në Greqi (3 Gusht 2000)
Sipas një marrëveshje të Ministrive të Shëndetësisë së Greqisë dhe Shqipërisë, 300 shqiptarë kanë të drejtën të kurohen falas në vendin fqinj. Pacientët paguajnë vetëm udhëtimin. Prej 4 vitesh nga kjo marrëveshje kanë përfituar edhe 30 të sëmurë nga veshkat. Ata kanë nevojë që 3 herë në javë të filtrojnë gjakun përmes dializës.
Të hënën, dy spitale të Janinës, u kanë kërkuar para për këtë proces. Lajmin ua ka dërguar ministrisë sonë Konsullata Shqiptare në Janinë. Bëhet e ditur se emigrantët e sëmurë janë mbledhur përpara kësaj konsullate për të protestuar. Ky lloj kurimi kushton rreth 15 milion lekë të vjetra në vit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë të ditur se po bisedohet me palën greke që 30 të sëmurët e rëndë nga veshkat të përfshihen në numrin e 300 pacientëve që përcakton marrëveshja për kurim falas./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti