11:45 21/03/20143 qytetarë shqiptarë njoftohet se janë autorë të një sulmi ndaj një njësie të ushtrisë turke në kufi me Sirinë. Mediat turke si agjencite D H A, Aktif – Adana, gazeta Hyrrjet apo revista ALR, thonë së nga ky sulm, i regjistruar ne qytetin Nigde, u vrane 3 ushtare. Nga përplasjet me armë u plagosën 5 persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy prej militantëve. Shqiptarët, qe sipas autoriteteve turke luftonin ne Siri, po udhëtonin drejt Stambollit me një automjet të marrë me qera në provincën Hataj. Ata u kundërpërgjigjën me armë, kur forcat tuke u bënë thirrje të ndalonin për kontroll.Ministri i brendshëm i Turqisë Efkan Ala, në një konferencë për shtyp pas këtij sulmi tha njoftoi se të tre militantët e ishin vënë në pranga. Dy prej tyre, me inicialet E.S dhe E.A, të dy të moshës 18 vjeç janë shtetas shqiptarë. Ata mbetën të plagosur gjatë konfrontimit me armë. Ministri njoftoi arrestimin e personit të tretë pjesëmarrës në sulm, një shtetas kosovar me inicialet Ç.R i moshës 23 vjeç. Ai u kap pak orë më vonë jo shumë larg zonës ku ndodhi sulmi. Në automjetin e tyre u sekuestruan edhe 3 kallashnikovë, 2 pistoleta dhe 7 bomba dore. Sipas policisë, tre shqiptarët flisnin rrjedhshëm arabisht dhe dyshohet se mund të jenë antarë të grupit ekstremist islamik, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit qe lufton ne Siri dhe qe ka lidhje me Al-Kaedën. Në një deklaratë për mediat kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e përshkroi ngjarjen si një sulm të ndyrë terrorist. Ndërsa zv/kryeministri Beshir Atalaj e konsideroi ate si një tentativë nga jashtë për të tensionuar situatën parazgjedhore në vend.Reagimi i Ministrisë së Brendshme:Ndërkohë pas këtij lajmi të dhënë nga mediat turike ka reaguar Ministria e Brendshme, duke thënë se shqiptarët që sulmuan njësinë ushtarake në kufirin me Sirinë nuk janë nënshtetas shqiptarë.Zyrtarisht Ministria tha se 2 prej tyre janë nga Kosova dhe 1 nga Maqedonia.