Shqiptari arrestohet 2 minutat e fundit para se të martohej


Shqiptari arrestohet 2 minutat e fundit para se të martohej

18:35 05/02/2017

Dita e martesës është një moment i shënuar dhe që mbahet mend gjatë, por edhe kjo ngjarje e cila ka prishur martesën e një shqiptari në Danimarkë do mbahet akoma më shumë mend.

Një shqiptar është arrestuar nga policia daneze, vetëm dy minuta para se bashkia t’i shpallte burrë e grua. Ngjarja ka ndodhur në Faborg Midfin të Danimarkë, ku shqiptari 34-vjeç nuk ka mundur të martohet, pasi policia ka kryer arrestimin e tij gjatë momenti kur çifti ka qenë duke vendosur unazat në gisht.

Gazeta “Fyens”, raporton se dhëndri shqiptar është prangosur, pasi ai figuronte në sistem se kishte shkelur shengenin në Greqi dhe i ishte ndaluar hyrja deri në vitin 2018 dhe të njëjtën gjë kishte bërë dhe në Danimarkë dhe nuk mund të hyjë në këtë shtet deri në vitin 2022.

Mësohet se 34 –vjeçari shqiptar ishte duke u martuar me një 18 vjeçare.

Pas pezullimit, ai ka qëndruar në Gjermani, ku është dërguar në Frankfurt dhe do të ekstradohet./tvklan.al






Të ngjashme