
Shqiptari dhunonte gruan dhe fëmijët me gërshërë dhe kaçavidë
Ushtronte dhunë duke kërcënuar gruan më gërshërë dhe kaçavidë në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari. Policia italianë ka bërë të mundur prangosjen e 39-vjeçarit me origjinë shqiptare, pas një telefonatë të bërë në polici nga vajza e tij, 12-vjeçare, e cila përballej çdo ditë me dhunën dhe kërcënimet që babai i’u bënte.
Karabinierët në Garfagnana në Itali, kanë mbërritur menjëherë në banesë dhe kanë gjetur shqiptarin e duhur, i cili kishte në dorë një palë gërshërë dhe një kaçavidë dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. Pas dëshmisë së marrë nga gruaja e cila është italiane dhe fëmijët, rezultoi se shqiptari ushtronte dhunë dhe ndaj fëmijëve të tij të mitur./tvklana.al