Shqiptari, duart në fyt gruas në sy të fëmijëve
Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Trieste të Italisë, për dhunë në familje. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 Maj, por të bërë publike nga mediat italiane një ditë më parë.
Indicenti ndodhi në një qendër pritjeje të fondacionit “Hrovatin-Lucchetta”, ku gruaja jetonte prej vitesh sëbashku me fëmijët e mitur. I sapo mbërritur nga Shqipëria, 36-vjeçari tentoi ta mbyste gruan përpara fëmijëve minorenë dhe më pas u largua duke marrë me vete një prej tyre.
Kur karabinierët mbërritën vendin e ngjarjes, ata e gjetën gruan me plagë në fytyrë e qafë. Ata morën dëshmitë e personave që ndodheshin prezentë, në veçanti të punonjësve të qendrës. Më pas u vunë në ndjekje të shqiptarit.
Bashkëshorti, i cili jetonte në Shqipëri, u arrestua rreth gjysmë ore më vonë. Identiteti i bashkëshortëve nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje, as shkaqet e kësaj ngjarjeje./tvklan.al