Shqiptari godet disa herë më thikë kunatën në mes të lokalit


Shqiptari godet disa herë më thikë kunatën në mes të lokalit

10:24 14/08/2016

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën Sitia, ishulli i Kretës. Ilo Senja, një ditë më parë, ka goditur disa herë më thikë, kunatën e tij, në një nga lokalet e zonës.

Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar në kuzhinën e lokalit ku punonte 50-vjeçarja dhe pas një debati e ka goditur disa herë me thikë.

Gruaja ka marrë disa goditje në gjoks dhe në këmbë dhe është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Foto nga kamerat e lokalit 

shqiptarii

Po sipas mediave greke Ilo Senja pasi ka shkuar në lokal, ai e ka pyetur se ku ishte bashkëshortja e tij. Më pas ka nisur sulmin, që dëshmitarët e kanë cilësuar si barbar.

Autori i sulmit, sipas mediave greke 

shqiptarii 2

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku në lokal ishin dhjetëra pushues, që janë tmerruar.

Por pa kaluar 24 orë nga sulmi, shqiptari është dorëzuar në polici. Nga hetimet e para dyshohet se 46-vjeçari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, bashkë me dy fëmijët, për të jetuar tek motra e saj.

/tvklan.al






Të ngjashme