
Shqiptari hiqej si punëtor krahu, por bënte miliona me shitje kokaine
Një shpërndarës shqiptar kokaine është arrestuar nga policia italiane në Parma.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Ismail Shtufi, i cili u vu në pranga gjatë një aksoni antidrogë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 27 mijë euro, të prera në kartmonedha 500-she. Ndërsa në garazh policia gjeti dhe sekuestroi dy copa të mëdha kokaine të pastër, me peshë 198 gram, me vlerë tregu mbi 15 mijë euro.