Shqiptari humb jetën në aksident (Foto)


Shqiptari humb jetën në aksident (Foto)

09:59 15/12/2019

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Moncalvo në një zonë të quajtur Valle San Giovanni. Për pasojë vdiq Telo Kurti, 53 vjeç, i cili po udhëtonte me një makinë “Fiat Punto”.

Mjeti i tij u përplas fuqishëm me një “Audi”. Plagët ishin shumë të rënda për 53-vjeçarin, i cili nuk mundi të mbijetonte dot.

Sipas policisë një prej makinave, ajo që vinte nga Casale po kthehej në kryqëzim, kur u përplas nga mjeti tjetër. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Makina ku udhëtonte Telo Kurti

Por pasojat ishin tragjike për 53-vjeçarin, i cili humbi jetën menjëherë. Telo Kurti kishte shkuar në Itali në vitet 1990. Ai ishte murator dhe shumë i njohur në Ottiglio.

53-vjeçari jetonte aty sëbashku me gruan, Ismeten dhe dy fëmijët, Fatimën dhe Andin. Sipas mediave vetëm një javë më parë, djali i të ndjerit kishte marrë nënshtetësinë italiane./tvklan.al






Të ngjashme