Shqiptari i hedh benzinë hallës


Shqiptari i hedh benzinë hallës

18:38 24/12/2018

Një 36-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e autoriteteve italiane pasi i hodhi benzinë hallës së tij dhe e kërcënoi se do t’i vinte flakën.

Identitetet e personave në fjalë nuk bëhen të ditur, megjithatë mediat në shtetin fqinj shkruajnë se gjithçka ndodhi pasi 36-vjeçari kërkonte nga halla e tij që të tërhiqte një denoncim të bërë Gushtin e shkuar, po për veprime të dhunshme.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Firenze, në zdrukthtarinë në pronësi të gruas. Fatmirësisht karabinierët ndërhynë në kohë, duke shuar sherrin dhe duke arrestuar shqiptarin.

/tvklan.al






Të ngjashme