
Shqiptari i kërkon policisë ta arrestojë: Më mirë në burg sesa me gruan
Mund të duket absurde, por ka edhe nga ata që preferojnë më mirë burgun sesa qëndrimin me gruan në shtëpi.
Bëhet fjalë për shqiptarin Durim Bahja, 37 – vjeç, i cili prej kohësh vuante masën arrest shtëpie.
Ai u detyrua ta thyejë këtë masë, vetëm e vetëm që të qëndronte larg gruas së tij.
Ky lajm u bë publik nga mediat italiane, të cilat e cilësuan si një rast tepër të pazakontë.
Bahja ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari ka telefonuar agjentët e policisë dhe u ka thënë se ka thyer arrestin shtëpiak.
Bahja ka pohuar para policisë se e ka bërë qëllimisht këtë veprim, pasi sipas tij ishte më mirë të qëndronte në burg sesa me bashkëshorten.
Gjithashtu, ai ka thënë se është i gatshëm të kryejë edhe ndonjë krim, mjafton që të mos qëndrojë në shtëpi.
Megjithatë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe e ka rikthyer në banesë, pranë gruas.
Mbetet e paqartë përse Bahja nuk dëshiron të jetojë më me bashkëshorten dhe përse ka zgjedhur këtë mënyrë për të qëndruar larg saj dhe jo atë të divorcit./tvklan.al