Shqiptari kapet duke vjedhur ndihmat e të prekurve nga zjarret në Greqi
Një shqiptar është arrestuar pasi u kap duke vjedhur ndihmat për personat e prekur nga zjarret në Nea Makri, pranë zonave të shkatërruara nga flakët vdekjeprurëse muajin e shkuar.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja Kathimerini, i arrestuari është një 37-vjeçar, i cili u kap gjatë kohës që po tentonte të vidhte në një palestër të fshatit.
Gjatë kontrollit në makinën e të dyshuarit, autoritetet policore gjetën dy pako me biskota dhe ushqime të tjera.
Policia tha se kishte shpallur në kërkim edhe një 49-vjeçar grek, që besohet se është bashkëpunëtor me shqiptarin.
/tvklan.al