Shqiptari mohon vrasjen e pensionistëve: Nuk kam qenë kurrë në Britani

Ali Qazimaj alias Vital Dapi

Shqiptari mohon vrasjen e pensionistëve: Nuk kam qenë kurrë në Britani

21:11 28/02/2017

Ali Qazimaj alias Vital Dapi, ka mohuar akuzat për vrasjen e çiftit britanik në shtëpinë e tyre në Suffolk. Para gjykatës, 43 – vjeçari nga Elbasani tha se nuk ka qenë kurrë në Britaninë e Madhe.

Qazimaj akuzohet se ka vrarë Peter Stuart 75 – vjeç dhe bashkëshorten e tij Sylvia, 69 – vjeç, pasi kishte borxhe për shkak të bixhozit dhe besonte se çifti kishte sasi të mëdha parash.

Pasi përdori kartën e bankës të 69 – vjeçares Stuart, për të marrë para nga një bankomat, ai u arratis jashtë Britanisë.

75 – vjeçari Stuart u gjet i vrarë me thikë në afërsi të shtëpisë së tij në Weybread të Suffolk, më 3 Qershor të vitit shkuar, ndërsa bashkëshortja e tij Sylvia rezulton ende e zhdukur dhe autoritetet besojnë se ajo është vrarë.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë në Ipswich Crown Court, mësohet se Qazimaj tha se emri i tij ishte Vital Dapi, 44 – vjeç dhe se është nga qyteti i Elbasanit. Ai deklaroi se nuk kishte qenë kurrë në Britani, përpara se të arrestohej dhe të ekstradohej nga Luksemburgu.

I pandehuri foli në anglisht dhe në raste të rralla u ndihmua nga një përkthyes shqiptar.

I pyetur nga avokati i tij mbrojtës, Max Hill, Qazimaj mohoi të kishte vrarë çiftin Stuart dhe tha se nuk kishte informacion mbi zhdukjen e gruas dhe se nuk kishte dijeni për ngjarjen në fjalë përpara se të arrestohej në Luksemburg, më 16 Qershor.

Në Luksemburg më treguan një fotografi të dy personave, një me syze dhe një grua

”, u shpreh ai, ndërsa sqaroi:

“Nuk e kam përdorur kurrë emrin Qazimaj, jam krenar për emrin tim dhe personin që jam”.

Nga ana tjetër, ai mohoi të kishte përdorur ndonjëherë më parë emrin Marco Costa, që sipas prokurorëve i pandehuri e përdorte në çështje që lidheshin me bixhozin, teksa jetonte në Tilbury të Essex.

I pyetur për makinën e gjetur nga policia në Dover, që sipas akuzës u gjetën shenjat e gishtërinjëve të Qazimajt, ai tha:

“Nuk di sesi përfunduan aty, por nuk janë shenjat e gishtërinjve të mi.”

Qazimaj tha se nuk kishte patur një makinë dhe se nuk dinte t’i jepte makinës dhe shtoi gjithashtu se nuk përdorte celularë.

Avokati i tij mbrojtës i shfaqi të pandehurit disa dokumente, për të cilat ai tha se lidheshin me historinë e punësimit në Shqipëri dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Qazimaj tha se të dy prindërit e tij sëbashku me motrën kishin vdekur dhe se kishte vetëm një gjysmë – motër.

Ai tha se ia kishte lënë kësaj të fundit pasaportën e tij shqiptare përpara se të largohej për në Luxembourg, në Janar të 2016 –ës, por nuk iu lejua që ta kontaktonte atë gjatë kohës që ishte në burg në Britani, në pritje të nisjes së gjyqit.

Prokurorët thonë se i pandehuri është Ali Qazimaj dhe se ka jetuar në Essex dhe kujdesej për vjehrrin e vajzës së çiftit Stuart, Christy paxman.

Sipas akuzës, Qazimaj kishte borxhe të mëdha për shkak të bixhozit dhe besonte se Stuartët ishin milionerë.

Qazimaj nga Tilbury, Essex kërkoi azil si shtetas nga Kosova në 1999 dhe u bë shtetas britanik në 2005 –ën.

Burimi: DailyMail

Shqipëroi: tvklan.al





Të ngjashme