Shqiptari nga burgu drejtonte rrjetin e prostitutave minorene


Shqiptari nga burgu drejtonte rrjetin e prostitutave minorene

17:44 04/08/2016

Besnik Metushi, një 28-vjeçar shqiptar është përgjegjës për një rrjet prostitucioni në Torino.

Edhe pse në burg, pasi është dënuar për vrasjen e një ish-polici në 15 Janar të vitit 2013, gjatë një tentative grabitje, shqiptari e drejtonte në mënyrë perfekte këtë “biznes”.

Ai ndihmohej nga një 35-vjeçare me origjinë rumune, Corina Elena Vasilas. Puna e saj ishte "importimi" i vajzave të reja nga Evropa Lindore me premtimin e një pune dhe pastaj t'i detyronte të prostituonin.

vasilas

Metushi kontrollonte gjithë veprimtarinë dhe shumicën e fitimeve e merrte për vete. Në mesin e viktimave ishin edhe disa vajza të vogla, minorene nga Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.

Pjesë e këtij grupi kriminal ishin dhe vëllezërit e tjerë Metushi.

Nga çdo vajzë fitimi ishte 400 euro në ditë, ndërsa muaji shkonte sipas policisë italiane 8-10 mijë euro.

Gjithashtu është dokumentuar që një pjesë të fitimeve Metushi i ka transferuar në Shqipëri./tvklan.al





Të ngjashme