Shqiptari nuk harron “punën e vjetër”


Shqiptari nuk harron “punën e vjetër”

22:08 11/02/2020

Duhej që të hiqte dorë nga punët e jashtëligjshme, por i riu shqiptar nuk zuri mend. Një 33-vjeçar me iniciale Z.Y është rivënë në pranga pasi edhe pse duhej të ishte në arrest shtëpie, vazhdonte të shiste drogë.

I riu, banues në Cuneo të Italisë, u kap nga një patrullë gjatë kohës që po udhëtonte në qytet me një makinë. Ai shoqërohej nga një person tjetër me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe disa doza kokainë dhe marijuanë. /tvklan.al






Të ngjashme