Shqiptari “pasanik” në Romë, zotëronte makina të shtrenjta dhe fshihte kokainë të pastër në motorin e tyre


Shqiptari “pasanik” në Romë, zotëronte makina të shtrenjta dhe fshihte kokainë të pastër në motorin e tyre

19:09 05/04/2017

Mëngjesin e djeshëm agjentët e policisë në Romë arrestuan në flagrancë një 45-vjeçar shqiptar me inicialet D.L, i cili kishte një histori të gjatë akuzash për shpërndarje dhe shitje droge.

Policia konfiskoi 44 kilogramë kokainë në 24 kallëpe të fshehur në pjesët e ndara brenda hapësirave të motorit të makinës që ishte në pronësi të shqiptarit.

Për punonjësit e policisë, ai ishte një prej të dyshuarve kryesorë për trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të stacionuara në afërsi të shtëpisë së tij në zonën e Guidonia Montecelio-s.

Ata e kishin mbajtur shqiptarin nën vëzhgim dhe e ndaluan sapo doli nga banesa e tij. 45-vjeçari, u përpoq të arratisej por u ndalua menjëherë.

Në kontrollet e mëtejshme të banesës së shqiptarit janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë pa leje, njëra prej të cilave rezultoi se ishte blerë me të ardhurat e shitjes së drogës. Brenda shtëpisë u gjetën gjithashtu municione të ndryshme, 1 kilogram kokainë si dhe 150.000 euro para të thata sëbashku me materiale të

Makinat e shumta në pronësi të shqiptari ngjallën dyshime tek policia, kështu që ata vendosën që ta thellonin kërkimin e tyre.

Gjatë kërkimit në njërën prej makinave të shqiptarit, u gjet 17 kilogramë kokainë.

Ai u dërgua për gjykim tek autoritetet gjyqësore të Rebibbias. Droga e testuar shkencërisht ishte e një pastërtie të lartë dhe me vlerë tregu kushtonte disa milionë euro./tvklan.al






Të ngjashme