Shqiptari propagandë në Facebook për ISIS, arrestohet


Shqiptari propagandë në Facebook për ISIS, arrestohet

15:38 25/01/2017

Një shqiptar i akuzuar se po përhapte propagande në favor të të ashtuquajturit Shteti Islamik, eshte vënë në pranga nga anti-terrori italian.

Edmond Ahmetaj, ka përdorur faqen e tij ne rrjetin social Facebook ku publikonte postime në mbështetje të ISIS.

Sipas mediave Italiane, Ahmetaj ishte përkrahës i sulmeve terroriste ne Paris dhe kudo tjetër.

Edhe pse mediat italiane nuk i kanë bërë publike postimet e tij në Facebook, ato thonë se shqiptari kishte mbushur faqen e tij në rrjetin social me qindra postime për sulmet në Paris, ndërkohë kish bërë thirrje për vrasjen e të krishterëve./ TV KLAN






Të ngjashme