Shqiptari që grabiste shtëpitë e VIP-ave


Shqiptari që grabiste shtëpitë e VIP-ave

10:14 25/04/2019

Ky është Astrit Kapaj, shqiptari i shndërruar në tmerrin e të pasurve të Londrës. Në 11 vite ai ka akuzohet se ka kryer mbi 400 raste grabitje. Ai kryesisht vidhte para dhe sende me vlerë që kapin shifrën e rreth 15 milionë eurove.

42-vjeçari shqiptar u arrestua pak ditë më parë, në afërsi të një autostrade pranë Londrës. Sipas mediave, shqiptari i kryente grabitjet natën, ndërsa ditën punonte në restorantin e tij në Manchester, ku dhe jetonte.

Duke qenë se për 11 vite i shpëtoi policisë pa u identifikuar, hetuesit e kishin vënë nofkën “Banditi i Uimbëlldonit”, kjo dhe për faktin se ai kishte grabitur shtëpinë e tenistit të famshëm Boris Bejker.

Ndër rezidencat e grabitura prej tij është dhe ajo e kampionit të botës në futboll me Francën, Nikolas Anleka. Ky i fundit arriti ta pikasë, por gjatë ndjekjes, shqiptari mundi të largohej. Përpara hetuesve Kapaj i pranoi grabitjet dhe pritet të dalë para gjykatës më 21 Qershor.

Tv Klan






Të ngjashme