Shqiptari që trafikonte drogë me avion nga Shqipëria në Itali, bënte jetë luksi


Shqiptari që trafikonte drogë me avion nga Shqipëria në Itali, bënte jetë luksi

13:27 18/05/2016

“Koka” e trafikut ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria në Itali, me avion, bënte jetë luksi. Mediat italiane shkruajnë për shëtitje me limuzina, shampanjë shtëpi të shtrenjta... Të gjitha këto i “gëzonte” Vladimir Kolaj, pjesë e bandës së drogës me avion, pronar i një lokali në Torino. Ai u arrestua bashkë më gruan e tij, rumunen Gina Manole.

ok ok

Në ambientet e bar "Ladi", në pronësi të shqiptarit Vladimir Kolaj, policia ka sekuestruar 10 kg marijuanë të ndarë në pako, më shumë se 2 kg kokainë, një peshore, një pushke lodër e ngjashme me modelin Ar70.

droga ok

Në këtë të njëjtin operacion, në shtator të 2015 u sekuestrua një avion ultra i lehtë model Dynamic, në pronësi të Pasquale D’Ambrosio që përdorej për transportimin e drogës jashtë vendit.

Të arrestuarit shqiptarë:  

Vladimir Kolaj

Kision Kolaj

Maksim Llanaj

Erion Seferi

Dritan Xhaja

Skerdjan Halilaj

Gëzim Borakaj

Të arrestuarit italianë:

Carmine Ammendola

Rosario Campisi

Danilo Di Gennaro

Pasquale D'ambrosio

Luca Marano

Gina Manole/

tvklan.al






Të ngjashme