Shqiptari që vendos për Malin e Zi: Tërheqim mbështetjen nëse qeveria shkel marrëveshjen
Kryetari i Lëvizjes Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, shqiptari që ka përcaktuar marrjen e pushtetit nga ana e opozitës pas zgjedhjeve ku humbi partia e Gjykanivicç, ka folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan për qeverinë e re.
I pyetur nga Blendi Fevziu nëse qeveria e krijuar nga opozita pro-serbe në Mal të Zi, shkel marrëveshjen e firmosur mes tyre, Abazoviç është shprehur se do të largohen nga koalicioni.
Sipas tij, 3 janë prioritetet kryesore të qeverisë; lufta kundër korrupsionit, rruga drejt Bashkimit Europian dhe ekonomia.
-Nga do të shkojë vota juaj?
“Vota ime do të shkojë drejt Perëndimit, drejt BE”.
-Perëndimi ka mbështetur Gjukanoviçin në raport me opozitën.
“Perëndimi ka mbështetur edhe Gadafin, edhe Mubarakun, Perëndimi mbështet aty ku ka interesin e vetëm, por Perëndimi mbështet edhe ndryshimin. Marrëveshjen si e kemi nënshkruar mendoj se e kemi mbështetjen e Perëndimit”.
-Nëse qeveria shkel këtë marrëveshje, ju mund të largoni mbështetjen tuaj?
“Po absolutisht, dakord 100%”.
-Cilat do të jenë priroritet kryeësore të qeverisë?
“Tre gjëra; lufta kundër korrupsiont, drejtimi në Bashkimin Europian edhe stabilitet ekonomik pasi jemi në probleme të mëdha ekonomike”.
-Çfarë raporte keni me Shqipërinë dhe Kosovën?
“Shumë të mira. Me mjaft politikanë njihem, edhe me disa prej tyre janë shok i ngushtë. Nuk jam shumë prezent në jetën publike si diuksh që ka qenë 20 vite. Por jam i gatshëm për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”. /tvklan.al