
Shqiptari shkon për të vjedhur në shtëpinë e policit italian, por plagoset
Zgjodhi shtëpinë e gabuar për të kryer grabitjen së bashku më dy bashkëpunëtorët e tij. Një shqiptar është plagosur me armë zjarri, ndërsa personat që e shoqëronin atë kanë mundur të largohen.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Giugliano, në Campania (Napoli), mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00.
Karabinieri italian ka pikasur se disa persona kishin hyrë në banesën e tij dhe menjëherë ka marrë armën e punës dhe ka qëlluan në njërin prej tyre. Shqiptari është dërguar në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale./tvklan.al