Shqiptari tenton të përdhunojë dy turiste britanike
Dy turiste britanike në Greqi kanë bërë denoncim në polici që një shqiptar tentoi t’i përdhunonte.
Ngjarja ka ndodhur në Rodos, ku është arrestuar 44-vjeçari nga Shqipëria pas denoncimit të turisteve.
Sipas kallëzimit të tyre, dy vajzat ishin duke ecur në rrugë kur 44-vjeçari ju afrua dhe u përpoq t’i bllokonte. Dy britaniket kanë arritur t’i shpëtojnë shqiptarit duke e goditur me gurë dhe më pas u larguan me makinë.
Ato shkuan në rajonin e policisë dhe dhanë përfshkrimin e shqiptarit. Ai u arrestua me akuzën e tentativës së përdhunimit./
tvklan.al