Shqiptari tregon sa u pagua për të vrarë avokatin e njohur


Shqiptari tregon sa u pagua për të vrarë avokatin e njohur

13:35 01/11/2017

Policia e Athinës ka tashmë të arrestuar një 32-vjeçar shqiptar për vrasjen e avokatit grek Mixalis Zafiropoulos.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u kap të dielën në një kamp romësh në Patra pasi dështoi të arratisej drejt Shqipërisë.

Para hetuesve ai ka pranuar krimin dhe deklaroi se është autor i vrasjes së avokatit. 32-vjeçari u ka thënë autoriteteve se kishte marrë urdhra nga tre persona të tjerë për të ekzekutuar avokatin. Këta tre persona janë shqiptarë dhe të burgosur në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme.

Njëri prej tyre është dënuar me burg për vrasje në tentativë ndaj një tjetër avokati para disa vitesh.

Ndërkohë, sipas shqiptarit të arrestuar për vrasje, ai tha se u pagua 3 mijë Euro si një pagesë paraprake. Policia e Athinës nuk ka bërë të ditur shkakun e ekzekutimit të avokatit.

Ndërkohë, në kërkim është edhe një tjetër shqiptar, bashkëpunëtor në vrasje. Sipas hetuesve, ai është arratisur në Shqipëri. /tvklan.al






Të ngjashme