
Shqiptari vetëvritet aksidentalisht teksa ndiqej nga policia
Një 40-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë në Itali, pasi qëlloi aksidentalisht mbi veten me pistoletë. Ngjarja ndodhi në rrethinat e Milanos, ndërsa shqiptari po ndiqej nga policia, pasi kishte vjedhur një makinë.
Mediat italiane shkruajnë se 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte vjedhur një automjet tip Audi A8, në Casalmaggiore, në Bologna dhe me të kishte kryer një tjetër grabitje.
Siç raportojnë autoritetet në vendin fqinj, shqiptari kishte ndaluar pranë një lokali në Breshia dhe kishte qëlluar me armë ndaj policisë. Prej aty nisi edhe ndjekja me makinë, që përfundoi me vetëvrasjen aksidentale të shqiptarit.
Tv Klan