
Shqiptari vret me thikë në zemër 22 – vjeçarin
Një zënkë, me gjasë për motive banale është shndërruar në tragjedi natën e shkuar në Alba Adriatica, në provincën e Teramo. Rreth orës 23:30, një 22 - vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi u godit me thikë në zemër nga një shqiptar.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, viktima, Manuel Spinelli, i cili i përkiste komunitetit rom ndodhej jashtë një lokali nate sëbashku me disa miq, kur ka shpërthyer një zënkë e dhunshme me një grup shqiptarësh. Pikërisht në këtë moment, 24 - vjeçari shqiptar ka nxjerrë thikën duke e goditur të riun në zemër. Ai mësohet se u nis me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë pak minuta më vonë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pak pas ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia për shkak të një vajze, megjithatë nuk përjashtohen edhe pistat e tjera./tvklan.al [caption id="attachment_290071" align="aligncenter" width="808"]
Vendi ku ndodhi ngjarja
[/caption] [caption id="attachment_290072" align="aligncenter" width="810"]
Viktima Manuel Spinelli, 22 - vjeç
[/caption]