Shqiptarit i “ikën nga dora” droga me vlerë 1 mln euro


Shqiptarit i “ikën nga dora” droga me vlerë 1 mln euro

18:00 09/02/2017

6 kg kokainë e pastër me një vlerë tregu prej mbi një milion euro është zbuluar në makinën e një shqiptari, raportojnë mediat italiane.

Policia rrugore italiane ka qenë duke bërë kontrolle në pjesën Perëndimore të Romës, kur në makinën  “Opel Astra” , me drejtues 41 vjeçarin me inicialet D.M., ka kapur drogë në një pjesë të tapicerisë, që ishte krijuar me një pllakë metalike për të vendosur drogën.

Karabinierët kanë gjetur 5 pako me nga 1150 gram kokainë  të mbështjella me celefon transparent.

Sipas, policisë kokaina ishte e cilësisë shumë të mirë. Mësohet se shqiptari po bënte korrierin.

 41 vjeçari është shoqëruar në burgun e Civitavecchia-s./tvklan.al






Të ngjashme