Shqiptarja e dehur, sulmon të dashurin dhe policnë
Një 24-vjeçare shqiptare në Itali është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së premtes, sepse pas një sherri të dhunshëm me të dashurin ka sulmuar dhe karabinierët e që kishin shkuar në shtëpinë e çiftit, për të ndërhyrë.
Ngjarja ka ndodhur në Faenza , në Bolonja, ku vajza tërëisht e dehur, kishte sulmuar të dashurin, pasi ky i fundit ishte kthyer vonë nga një festë me miqtë.
Pas njoftimi të policisë nga ana e fqinjëve, dy agjentët që kanë mbërritur për kontroll të situatës janë sulmuar me shkelma dhe grushat nga vajza. Menjëherë ndaj saj është marrë masa e arrestit me burg./tvklan.al