Shqiptarja nuk përballoi divorcin, plagos rëndë të birin dhe hidhet nga kati 8
Një nënë shqiptare ka sulmuar me thikë djalin e saj 7-vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të tetë të apartamentit të saj.
Eshtë kjo tragjedia që ka tronditur Torinon e Italisë.
37-vjeçarja me origjine shqiptare, Elida Zero, ka sulmuar me thikë në bark Jolein 7-vjeçar, pasi nuk ka mundur të përballoje divorcin me bashkëshortin e saj italian. Të paktën kështu ka pretenduar ky i fundit.
Djali 7-vjeçar është dërguar me urgjence në spital me plagë të rënda në bark dhe gjoks. Sipas mjekeve ai është jashtë rrezikut për jetën edhe pse gjendja e tij paraqitet e rëndë. 7-vjeçari ka marrë edhe plagë në duar, mesa duket gjatë tentativës për t’u mbrojtur.
Ndërsa ish bashkëshorti i 37-vjeçares shqiptare ka deklaruar se e shoqja ishte prej kohesh në depresion dhe se e përndiqte pasi nuk pranonte divorcin.
“I lashë shtëpinë, dhe shpresoja që kjo të mjaftonte, por mesa duket jo,
” tha Dante Scrivano
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia. Në momentin e tragjedisë, në vendngjarje ka qenë edhe djali tjetër i çiftit dhe bashkëshorti italian.
Aktualisht, hetuesit po mundohen te kuptojnë shkaqet reale te ngjarjes tragjike./Tv Klan