Shqyrtohen kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese


Shqyrtohen kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese

22:10 16/09/2020

KED i hap rrugë kandidimit të Altin Binajt

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për të shqyrtuar katër kandidatë për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Nga katër kandidatët e shqyrtuar por pozicionin vakant të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës, i është hapur rrugë kandidimit vetëm të Altin Binajt, i cili më herët ka kaluar procesin e vetingut.

Gjatë mbledhjes janë rrëzuar kandidaturat e Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit, ndërsa kandidati tjetër, Gentian Mete është tërhequr nga gara.

Tv Klan






Të ngjashme