Shrëder në Kosovë – (23 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot në Kosovë ka mbrritur kancelari Shrëder. Është Gerhard Shrëder shefi i parë i një vendi anëtar të Natos që viziton Kosovën e pasluftës. Stacioni i tij i parë ka qenë Prizëreni ku janë vendosur dhe trupat gjermane të KFOR-it. Në Prizëren ai është pritur nga kreu i trupave të Natos në Kosovë Majkëll Xhekson.
Në axhendën e vizitës së tij në Kosovë janë planifikuar takimet me Majk Xhekson, Bernard Kushner, kreu i administratës civile të OKB-së në Kosovë si dhe me përfaqësuesin politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe me përfaqësuesin serb në këshillin kombëtar priftin ortodoks Artemie.
Por një tjetër vizitë vizitë e rëndësishme për Kosovën është edhe ajo e Medlin Ollbrajt në 29 Korrik në krahinën e pasluftës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se shefja e diplomacisë amerikanë do ta vizitoj Kosovën të enjten, ku do të ketë takime të rëndësishme të politikës shqiptare e serbe.
Reagime të ashpra vijnë nga Serbia, që synojnë vetëm një kërkesë, rrëzimin e Sllobodan Millosheviç. Sot opozita serbe kanë hedhur idenë se qeverisja e Millosheviçit mund të zgjas deri në vjeshtë. Protestat anti-Millosheviç kanë përfshirë gjithë Serbinë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori