Shreder takim me opozitën (22 Shtator 1999)


Shreder takim me opozitën (22 Shtator 1999)

08:56 22/09/1999

Pas takimit me Kryeministrin Majko dhe Ministrat e tij, një takim të veçantë Kancelari Gjerman Gerard Shreder i ka rezervuar përfaqësuesve të opozitës në Hotel Rogner. Gazetarët kanë parë ndoshta për herë të parë Pollon dhe Berishën t’i qëndrojnë ftohtë njeri-tjetrit në pritje të takimit me Kancelarin Shreder.

Për rreth 20 minuta Berisha, Pollo, Mediu, Bode dhe Demi i kanë ngritur Kancelarit Shreder problemet e korrupsionit qeveritar dhe të kriminalitetit në rritje. Pas takimit me Shreder, lideri demokrat Berisha veçoi se çeshtjen kryesore kërkesën për zgjedhje të lira dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi.

Është rruga më e sigurtë për paqen dhe stabilitetin në Rajon. Është njohja dhe afirmimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni me gjithë progresin e bërë është një kusht tjetër shumë i rëndësishëm për stabilitetin. Referendumi në Malin e Zi, sikundër lufta kundër racizmit ndaj shqiptarëve që ekziston në Greqi dhe njohja e minoritetit shqiptar në Greqi ashtu dhe njohja e së drejtës së çamëve për pronat e tyre janë disa nga tema që unë parashtrova aty dhe kërkova ndihmën e Kancelarisë Gjermane, Bashkimit Europian që në një dialog konstruktiv ndërmjet vendeve tona këto të zgjidhen” – shtoi Berisha.

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme