Shrëder viziton Spitalin Pediatrik – (23 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kancelari Gjerman Gerhard Shrëder i shoqëruar nga Kryeministri Pandeli Majko ka vizituar sot Spitalin Pediatrik ku po realizohet rikonstruksioni me anë të fondeve gjermane, që kapin shifrën 30 milion marka gjermane. Shrëder është pritur me duartrokitje nga personeli dhe të pranishit. Financimet ju drejtua Ministri Solis, kancelarit Shrëder dhe kryeministrit Majko, janë përdorur në pjesën më nevralgjike të spitalit. Siç e shihni, vijoi ai, kushtet nuk janë të mira ndaj ne kemi shumë për të bërë.
Gjermania, siguroi Shrëder do të vazhdojë të ndihmojë edhe më tepër sistemin shëndetësor shqiptar. Kancelari Shrëder i ka dhuruar ketij spitali dy valixhe portative për urgjencën. Ai ka prezantuar gazetaren Margodan të gazetës Bild, e cila në emër të organit që përfaqëson ka sjellë pajisjet komplete për një sallë operacioni.
Shrëder ka parë nga afër një pavion ku ndodheshin në kurim disa fëmijë dhe sallën e re të operacionit që po ngrihet në spitalin Pediatrik. Më pas Shrëder dhe Majko janë larguar nga spitali. Ndërsa makinat largoheshin pacientët e habitur nga pastërtia dhe rregulli nuk ju kanë ngelur gjë tjetër veçse të thonë, “sikur te vinin çdo ditë kryeministrat e botës”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego