Shtabi i Emergjencës – (25 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shtab emergjence e njohur me ligj jo vetëm në raste fatkeqësish natyrore por këtë radhë për herë të parë në shqipëri, ngrihet shtabi i emergjencës për situatën e krijuar që pritet të precipitojë çdo ditë. Ky shtab pune kryesohet nga prefektja e Tiranës Makbule Çeço.
Ky shtab ndjek dhe koordinon hap pas hapi problemet që ndodhin dhe rekomandon zgjidhje. Masat më emergjente që merr ky shtab sqarohen nga kryetarja e tij Makbule Çeço.
Makbule Çeço, prefektja e Tiranës:- “Është vendosur sistemi 24 orëshe në të gjithë administratën shtetërore të Tiranës. Është hartuar skema e lajmërimit të punonjësve në rast të ndonjë situate të vështirë. Janë vendosur pikat e takimit, indormacionet një orëshe, që janë të detyruar të japin informacion për situatën lidhur me kompetencat që ka secila drejtori. Janë dhënë porosi të veçanta sidomos për drejtorinë e shërbimit publik të rrethit të Tiranës, për të marrë masa për vënien në gadishmëri të shërbimit shëndetësor. Është marrë kontakt me drejtorin e degës së rezervave të shtetit”.
Të gjitha këto masa që po merren nga ky shtab koordinues janë përpjekje për një situatë më optimiste./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti