“Shtampa” e Faik Konicës vjen në atdhe


“Shtampa” e Faik Konicës vjen në atdhe

10:12 07/10/2016

Listës numerike të relikteve historike në Bibliotekën Kombëtare i shtohet edhe shtampa e Faik Konicës. Vula është një realizim unik artistik. Dhjetë gjarpërinj që rrethojnë inicialet F.K të gdhendura në platin, shkrimi në krye “EX LIBRIS”, dhe thënia poshtë “Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën”, përfaqësojnë artin e tipografisë koniciane të “Albania” dhe librave që ai shtypi me ato germa.

Pasi u gjet rastësisht në bibliotekën e Federatës “Vatra” për 35 vite u ruajt në Bibliotekën e Fan Nolit në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Referuar shënimeve që shoqërojnë shtampën, amaneti i Faik Konicës ishte që librat nga koleksioni privat ti jepen Bibliotekës Kombëtare, proces i nisur në Janarin e këtij viti me dhurimin e katër librave mes të cilëve edhe edicioni luksoz i “Lahuta e Malcisë”./TV KLAN






Të ngjashme