Shtatzënë 2 herë brenda 10 ditëve, gruaja pret trinjakë


Shtatzënë 2 herë brenda 10 ditëve, gruaja pret trinjakë

21:52 30/12/2020

Një grua pret trinjakë pasi mbeti shtatzënë ndërkohë që ishte shtatzënë me binjakë.

Gruaja nga SHBA mbeti shtatzënë me binjakë në mënyrë natyrale. Bashkë me të fejuarin, ata u lumturuan nga lajmi.

Por ajo shtangu kur mjekët i thanë se në priste trinjakë, pasi bebja e tretë ishte ngjizur rreth 10 ditë pas binjakëve.

Sipas asaj që shkruan The Sun, gruaja e ndau historinë e saj të pabesueshme në TikTok, ku tregoi se bebet do të vijnë në jetë vitin e ardhshëm.

Fenomeni në fjalë quhet superfetacion dhe ndodh kur një shtatzëni e dytë ndodh gjatë kohës që gruaja është shtatzënë. Një tjetër vezë fertilizohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër pak ditë ose javë nga e para.

Bebet e lindura nga superfetacioni shpesh konsiderohen binjakë, pasi mund të vijnë në jetë të njëjtën ditë./tvklan.al






Të ngjashme