Shtëpia e Bardhë nën hetim, zyrtarë të lartë akuzohen se…
Shtëpia e Bardhë është vënë nën hetim nga departamenti i drejtësisë, pasi pretendohet se zyrtarë të lartë janë korruptuar për të falur disa të burgosur.
The Guardian raporton se në dokumentet e departamentit të drejtësisë nuk përmendet emri i Donald Trump apo ndonjë zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e raportit.
Ky lajm publikohet në një kohë kur mediat në SHBA, raportojnë se presidenti në detyrë Donald Trump do të falë dhe disa të burgosur para se të lë zyrën në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë që hetimi i departamentit të drejtësisë pretendon se një individ ka lobuar tek zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke ofruar një kontribut politik nëse presidenti bënte disa falje.
Një zyrtar i departamentit të drejtësisë i tha Reuters se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk është objekt i hetimit, por nuk dha nëse paratë që u transferuan në Shtëpinë e Barhdë u përkthyen në falje të të dënuarve apo jo.
Lidhur me këto raportime ka ardhur dhe një reagim nga Presidenti Trump, i cili shkroi në mediat sociale se hetimi është i rremë dhe ai nuk ka bërë asnjë shkelje./tvklan.al