Shtëpia e Kulturës Përmet, “mollë sherri” mes Kishës Ortodokse dhe Qendrës Kulturore (22 Nëntor 2000)


Shtëpia e Kulturës Përmet, “mollë sherri” mes Kishës Ortodokse dhe Qendrës Kulturore (22 Nëntor 2000)

15:10 22/11/2000

Në një sipërfaqe trualli prej 624 metra katrorë ky objekt është bërë që prej vitit 1995 mollë sherri mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse të Përmetit dhe atyre të Qendrës Kulturore. Sipas përfaqësuesve të Kishës Ortodokse, Shtëpia e Kulturës Përmet është ndërtuar në pronën e saj dhe si e tillë ajo duhet t’u kthehet atyre duke i njohur si pronarë të ligjshëm.

Në fakt dy dokumentet ku mbështetet njerëzit me veladon si vendim i këshillit bashkiak edhe ai i komisionit të kthimit të pronave, kanë vulën e pushtetit lokal pavarësisht se janë miratuar pas skadimit të afatit ligjor për shqyrtimin e ish pronave dhe trojeve.

Në sipërfaqën prej 120 metrash katrorë në të cilën ngrihet Shtëpia e Kulturës, ka investuar shteti 100%, ndërsa nga holli i kishës janë shfrytëzuar vetëm 25 metra katrorë, por ky holl nuk është përdorur për sipërfaqe nga Shtëpia e Kulturës dhe kisha nuk ka investuar në ndërtimin e saj. Maratona e seancave gjyqësore mes dy palëve në konflikt civil ka nisur që prej datës 25 shtator të vitit 1997. Kjo maratonë ende nuk ka përfunduar.

Para një muaj një shkresë nga zyra e përmbarimit të Gjykatës së Përmetit udhëroi të dorëzohen çelësat e Shtëpisë së Kulturës së Përmetit. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës ka refuzuar dorëzimin e çelsave sepse çeshtja akoma nuk ka mbaruar në Gjykatën e Faktit të Gjirokastrës. Por, historia e shtyrjes së seancave gjyqësore siç ndodh shpesh kohët e fundit duke i dhënë të drejtë herë njërës palë dhe herë palës tjetër, vazhdon të aplikohet më së miri dhe në këtë rast./tvklan.al






Të ngjashme