Shtëpia e Luigj Gurakuqit (22 Shtator 1999)
Luigj Gurakuqi futet në listën e të pastrehëve në Shkodër. Është një kontradiktë mes Atelies së Monumenteve të Kulturës dhe pronarit të shtëpisë ajo që po pengon restaurimin e shtëpisë muze të Luigj Gurakuqit. E mbetur në mëshirë të fatit dhe agjentëve atmosferikë, shtëpia më e famshme e shkodrës e përjetësuar në filmin “Çifti i lumtur” rrezikon të shembet që nga themeli.
E futur në ombrellën e shtëpive monument, shtëpia është menduar të restaurohet që nga viti 1994. Nëse në atë kohë mjaftonin mbi 1 milion lekë të vjetra, sot nuk mjaftojnë 30 milionë. Edhe pse restaurimi filloi me 1 Shtator, duhet të përfundonte me 15 Dhjetor ,punimet janë ndërprerë nga pronari i shtëpisë Shtjefen Gega. Pronari thekson se pa filluar puna janë vjedhur nga fondi 17 milion lekë të vjetra.
Pronarit i është kërkuar nga Atelia që shpenzimet të perballen 50% nga shteti dhe po kaq nga pronari. Për këtë zoti Gega është takuar me Prefektin dhe Kryebashkiakun të cilët sipas tij i kanë dhënë të drejtë. Ai ka kërkuar takim dhe me Ministrin Edi Rama dhe është në pritje të akordimit të tij. Shtjefen Gega i jep dhe një mundësi të interesuarve për të restauruar shtëpinë më të famshme muze të Shkodrës. Me një kredi 10 milion ai mund ta ndërtojë vetë shtëpinë. Ndërkohë vazhdon kontradita mes ateliesë së monumenteve kjo shtëpi është futur në listën e të pastrehëve./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj