Shtëpia e Mihal Gramenos në Korçë e shkatërruar – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është banesa e patriotit të shquar Mihal Grameno në qytetin e Korçës. Është ndërtim i shekullit të 18-të dhe në qytetin e Korçës gjenden vetëm 5 të tilla. Për nga pikëpamja kulturore dhe artistike kjo banesë është një ndërtim arkitektonik me mjaft vlera, por që është keqtrajtuar nga përdorimi i qiraxhinjve. Ndërtesa përbehet nga dy godina, ku njëra shërbente për mysafirët dhe tjetra për familjen. Të dyja godinat, janë restauruar njëherë në vitin 1976 dhe që prej atij viti askush nuk ka vënë dorë për t’i mirëmbajtur.
Sipas një projekti dhe preventivi të hartuar nga dega e Institutit të Monumenteve për Restaurimin, këtu nevojiten dy milion lekë të reja. Tani pritet vetëm të çelet fondi për restaurim nga buxheti i shtetit, që do t’i kthejë kësaj ndërtese vlerat e saj./tvklan.al