Shtëpia e të moshuarve Fier në gjendje të mjeruar, të moshuarit kërkojnë ndihmë (14 Shkurt 2001)
Kjo është godina e shtëpisë së të moshuarve në qytetin e Fierit. Është një nga 5 institucionet e tilla në Shqipëri. E ngritur 30 vjet më parë dhe i rikonstruktuar gjatë vitit 2000 nga shoqata e Kryqit të Kuq Spanjoll, sot në këtë godinë 2 katëshe ndodhen 57 të moshuar. Midis tyre 17 gra të gjithë të moshës mbi 50 vjeç. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni ata janë të braktisur nga fëmijët, të vetmuar ose u mungojnë kushtet ekonomike.
Edhe pse në këtë moshë ne i gjejmë ata duke punuar në lulishten përpara godinës. Këtu ata kalojnë një pjesë të kohës së tyre të lirë. Norma e ushqimit është 165 lekë në ditë. Kjo normë është e mjaftueshme thotë drejtoresha, por të kihet parasysh se shtëpia e të moshuarve ndihmohet nga Organizata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.
Megjithëse ajo është rikonstruktuar nga Kryqi i Kuq Spanjoll me një fond prej 5 milion lekësh të reja, vetëm katin e parë janë vendosur dyer dhe dritare. Megjithatë në këtë godinë ka përsëri probleme. Kuzhina, muret e saj janë të gjitha me lagështirë. Ndërkohë ndihet e nevojshme një ndërhyrje urgjente në katin e dytë si në shtrimin e korridoreve me pllaka, vendosjen e dyerve dhe dritareve. Për të zgjidhur disa nga këto probleme, drejtuesit e shtëpisë së të moshuarve në Fier u kanë bërë thirrje për ndihmë biznesmenëve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame